3 hapa për të pasur fytyrë të bukur gjithë ditën

Janë vetëm tri hapa të thjeshtë që duhet t’i bësh rutinë për të pasur fytyrë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme çdo ditë të re. Vetëm disa minuta në mbrëmje, çdo mbrëmje dhe pas disa ditësh, do ta shohësh fytyrën të buzëqeshë.

1. Pastrimi- Laje fytyrën mirë me produktin e tipit të lëkurës. Më pas vendos pak ujë në zjarr dhe lërë të vlojë. Hidh mbi të kamomil (filter ose çaj organik) dhe bëj një avull për 5-7 minuta duke qëndruar sipër enës. Në fund fshije fytyrën me peshqir të butë. Në këtë moment, poret janë të hapura dhe pikat e zeza mund të pastrohen me një garzë të pastër.

2. Scrub-i- është shumë i domosdoshëm për lëkurën, sepse largon qelizat e vdekura. Për të përgatitur një skrab/pastrues natyror në shtëpi, duhet të përziesh një esfoliant natyror (kripë, sheqer, miell tërshëre) me një vaj të përshtatshëm për llojin e lëkurës dhe pak mjaltë.Me përzierjen e përftuar, masazho fytyrën butësisht rreth 5 minuta.

Scrub-et, edhe kur janë natyrore, nuk duhet të bëhen shpesh dhe në çdo rast nuk duhet t’i aplikosh rreth syve apo rreth buzëve, sepse janë dy zona të ndjeshme që gjithmonë duhet të trajtohen me shumë kujdes.

3. Krem hidratant- Pas avullit dhe scrub-it, fytyra është gati për një maskë ushqyese ose për një krem hidratant sipas tipit të lëkurës. Zakonisht për lëkurat e ndjeshme dhe të thata këshillohet maska me kos.

Një lugë kos përzieje me një patate të zier dhe të shtypur. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë dhe mbajeni për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të ngrohtë duke përdorur një sfungjer të butë.

Pas këtyre tre veprimeve do të keni një lekurë të pastër dhe me shkëlqim.

Share Button