2017 të rinj çojnë Shqipërinë në Guinnes

2017 të rinj nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Gjirokastra, kanë arritur të hyjnë në Librin e Rekordeve Guinnes përmes një performance realizuar mesditën e kësaj të shtune në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të rinjte e ulur në shesh teksa kanë formuar fjalën ALBANIA, kanë kënduar njëzëri këngën “Cup Song Albania” nën ritmet e mbajtura përmes përplasjes së duarve dhe gotave. Soliste ka qene 16-vjeçarja Vivian Kokeri.

Performanca u mbikqyr nga 45 vezhgues. E dërguara e rekordeve Guinnes, Lina Kultman, e cilësoi performancen impresionuese dhe frymëzuese.
Ndërkaq organizatori i këtij rekordi Leonard Bombaj u shpreh se mesazhi i tij është paqja dhe dashuria.

.Organizatorët zgjodhën të formonin fjalën “ALBANIA” si një formë manifestimi kombëtar për të përcjellë në botë mesazhin e bashkimit dhe atdhedashurisë.

Share Button