2015-ta, viti i aferave në sport

Nga viti sportiv 2015 nuk kanë mbetur shumë gjëra pozitive.

Korrupsioni, dopingu, kriza në FIFA dhe hija mbi Kampionatin e vitit 2006.

Çfarë viti sportiv 2015-a.

Presidenti i FIFA Blatter dhe UEFA Platini u supsenduan nga sporti për tetë vite.

Komisioni Etik nuk ka mundur të dëshmojë përzierjen direkte të tyre në korrupsion, por dyshohet se Blatter i ka dhënë Platinit dy milion euro, që është shkak i mjaftueshëm për t’i pezulluar ata nga postet e tyre dhe nga ushtrimi i detyrave në këtë sport për tetë vite.

Megjithatë dyshohet se më së shumti shpërdorime janë bërë me rastin e ndarjes së kampionatit për vitin 2022, i cili do të mbahet në Katar.

Aktet Blatter kanë qenë më voluminozet në vitin 2015. Dhe rasti ende nuk ka marrë ndonjë epilog. Vetë Blatter ka bërë të ditur se do të ankohet para Gjykatës Sportive CAS, kundër këtij denimi.

Ndërkohë gjithnjë e me shumë gjëra sportive po nxirren para gjykatave. Prokuroria ka nisur hetimet edhe me rastin e ndarjes së Kampionatit Botëror të vitit 2006 në Gjermani. Si pasojë e dyshimeve për blerjen e këtij Kampionati, presidenti i DFB Wolfgang Niersbach është detyruar të largohet nga posti i tij.

Madje as legjenda e futbollit gjerman Beckenbauer nuk është i sigurt se nuk do të nxirret para gjykatave.

Atletët e Rusisë nuk do të mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, pas zbulimeve të televizioneve gjermane për doping. Në Gjermani është miratuar më në fund edhe një ligj kundër dopingut me të cilin denohen manipulimet në sport. Shumë njerëz këtu janë të dëshpëruar me keqpërdorimet në sport.
Në nëntor banorët e Hamburgut kanë votuar kundër kandidimit të këtij qyteti për Lojërat Olimpike Verore.

Kështu kanë vepruar më parë edhe banorët e Mynihut dhe të Garmishit, për Lojërat Dimërore të vitit 2022. Ato do të mbahen tani në Pekin, sepse alternativa e vetme ishte Almaty në Kazakistan.

Viti 2015 ka hedhur një dritë të posaçme edhe në dominimin e anës financiare në sport. Lojtari i Shalkes Julian Draxler ka kaluar në Wolfsburg.

Trajneri i Bajernit Guardiola do të largohet nga ky klub dhe dyshohet se do të shkojë në Angli, për shuma marramendëse.

Bastian Schweinsteiger ka kaluar në Manchester United, ndërsa Jörgen Klopp në Liverpul. Sporti kërkon një angazhim më të madh për pastrimin e tij.

Nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por duhet vepruar, sepse kohët e fundit ka pasur shumë afera.

Share Button