20 të plagosur nga shpërthimi në një spital në Tailandë

Si pasojë e një shpërthimi në një spital në kryeqytetin e Tailandës, Bangkok, të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia mbretërore e Tailandës, Srivara Ransibrahmanakul, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të spitalit Phramongkutklao, vend ky që shërbente për pritjen e pensionisteve.

Srivara ka thënë se si pasojë e shpërthimit të paktën 20 persona janë plagosur dhe se hapësira ku ka ndodhur shpërthimi, është dëmtuar.

Ekipet të cilat kanë kryer ekzaminimet në vend ngjarje, u shprehën se kanë rastisur në disa kabllo dhe shenja baterie. Ata kanë thënë se nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë me bombë.

Spitali ushtarak në të njëjtën kohë shërben edhe për civilët.

Ndërsa korespondimi I shpërthimit me datën e puçit ushtarak të ndodhur në vitin 2014, sjellë në vëmendje faktin se ai mund të ketë lidhje me këtë gjë.

Share Button