19 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, homazhe në memorialin e tij

Sot mbushen 19 vjet nga dita kur pranë selisë së PD-së u vra Azem Hajdari, deputet dhe ish-lider i lëvizjes Dhjetor `90.

Çdo vit Partia Demokratike ka organizuar ceremoni prapë memorialit të vendosur në vendin ku u ekzekutua Hajdari, bashkë me truprojën e tij.

E njëjta ceremoni u organizua edhe sot me homazhe në memorialin e Azem Hajdarit.

Por, i pari që ka kujtuar ish-kryetarin e parë të PD-së, është një tjetër dhjetorist, Bislim Ahmetaj.

Përmes një komenti në rrjetet sociale dje ai shkruajti: “nesër mbushen 19 vite pa ty Azem. I mungon çdo shqiptari patriot që e do vendin e tij dhe kombin shqiptar.  I mungon idealistëve dhe njerëzve të ndershëm, që fatkeqësisht i janë pakësuar në ekstrem Atdheut, që i fale gjakun tënd”.

Share Button