179-vjeçari: “Meleku i vdekjes më ka harruar!”

Plot 179 vjet mbi supe!

Do ju duket e pabesueshme, por është plotësisht e vërtetë, Mahashta Murasi ka kaluar në jetën e tij plot 179 pranvera.

Murasi është një indian i qytetit Varanasi në Indi dhe ai mban mbi supe plot 179 vite jetë. Ajo që e bën të padiskutueshme jetën e tij, janë mbi të gjitha dokumentet që tregojnë dhe vërtetojnë këtë fakt.

I lindur në 6 qershortë 1835 deri në 1957 kur ai rregjistronte 122 vite mbi supe, ushtronte profesionin e këpucarit.

Mendoj se Azraili (meleku i vdekjes) më ka harruar. Kam jetuar mjaftueshëm gjatë, po shikoj fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve të vdesin. 150 vjet nuk i kaluar askush, mendoj se jam i pavdekshëm!”,-thotë Murasi 179-vjeçar.

Patjetër që një njeri të jetojë kaq vite duhet të ketë edhe mjekun e tij personal, por doktori i fundit i Murasit ndërroi jetë në 1971.

Indiani është futur kështu në historinë e Librit Guienness si njeriu më i vjetër i të gjitha kohërave.

 

Share Button