Flokë të bukur edhe në dimër

Gjatë stinës së ftohtë flokët janë mjaft të ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta, Megjithatë, ekzistojnë disa forma kujdesi, mjaft të thjeshta që nuk duhen neglizhuar.

– Ha sa më shumë fruta të freskëta (mollë, agrume), karota, fruta të thata, kajsi. Ato do të të ndihmojnë shumë për t’u përballuar mungesën e vitaminave gjatë sezonit.

– Përdor multivitamina posaçërisht për shëndetin e flokëve, meqë gjatë dimrit ato pësojnë tharje.

– Mund edhe t’i presësh pak majat, nëse do t’i kesh më të shëndetshëm. Në këtë mënyrë eliminon edhe flokët e vdekur.

– Përdor shampo freskuese, e cila i ushqen flokët vazhdimisht dhe u jep atyre shkëlqim.

– Gjatë ditëve me temperatursa të ulëta është mirë të përdorësh kapuç ose kapele. Kjo mënyrë I ruan flokët nga yndyrosja, por edhe nga iftohti.

– Laje kokën gjithmonë me ujë të ngrohtë, por në asnjë rast me ujë të nxehtë. – Gjatë kohës që i lan, bëji edhe një masazh kokës me mollëzat e gishtave. Masazhi ndihmon për të rritur furnizimin e qelizave me gjak, duke ndihmuar kështu edhe në rritjen më të shpejtë të flokëve, por edhe në përmirësimin e formës së tyre.

– Krihi flokët në drejtime të ndryshme, jo gjithmonë në të njëjtin drejtim.

– Përdor maska të posaçme për humbjen e flokëve, të cilat bëjnë një punë të shkëlqyer në eliminimin e flokëve të dëmtuar.

 

Share Button