16 ushqimet e syfyrit që ju ndihmojnë të frenoni urinë dhe etjen!

Për një Ramazan sa më Frytdhënës për ju, ndiqni këshillat që me kënaqësinë më të madhe duam t’ju servirim…

Ramazani është muaji i Mëshirës dhe i Sakrificës Sublime, është koha kur njeriu duhet të bëj çmos të shfrytëzoj cdo second për tu lidhur me Krijuesin e tij, për të rigjeneruar shpirtin dhe për të qartësuar dhe mbarësur qëllimet e tij…

Por sigurisht një stomak bosh dhe organizëm i dehidratuar e bën më të vështirë të përqëndrohemi si në adhurim si në aktivitetet që Ramazani na kerkon të përfshihemi.

Më posht do tju rendisim 16- ushqimet që duhet të këni në Syfyr dhe 7- ushqimet që duhet ti shmangni pasi jua vështirësojnë agjërimin.

1. Ushqimet e pasura me proteina si gjeli i detit, mishi i pulës dhe peshku.

2. Bollguri: futet tek ushqimet që janë të pasura me fibra, të cilat ju mbajnë me energji për një kohë më të gjatë sepse ata treten më ngadalë.

3. Molla: Mollët janë gjithashtu të pasura me fibra, por ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë uji.Kafshoni një mollë para se të mbyllni syfyrin.

4. Avogadoja: avogadoja është e mbushur me nutrientë dhe gjithashtu përmban yndyrna të shëndetshme dhe vitamina të tretshme në yndyrë që ju bëjnë të ndiheni më energjik.

5. Bananja: përmban sasi të lartë kaliumi dhe ndihmon në zvogëlimin e etjes.

6. Fasulja(grosha) : përveçse mjaftë e pasur me proteina ajo tretet shumë ngadalë, kjo do të thotë se ajo vazhdon të lëshojë energji për një kohë të gjatë pas konsumit dhe do t’ju mbajë larg nga uria dhe plogështia.

7. Frutat dhe perimet: Jo vetëm që janë të pasura me fibra,por gjithashtu përmbajtja e lartë e ujit do të thotë se ata do të na mbajnë të hidratuar gjatë kohës që ata po asimilohen nga organizmi.

8. Orizi dhe makaronat: Janë të mbushura me fibra dhe karbohidrate kështu që do na mbanin me energji deri në syfyrin e ardhshem.

9. Thjerrëzat: janë të pasura me fibra dhe proteina si dhe përmbajnë sasi të konsiderueshme mineralesh që ndihmojnë në punën e muskujve duke na bërë më aktiv.

10. Hurmat dhe fiqtë: Këto ju japin energjinë që ju nevojitet, pa ju vështirësuar në tretje duke ju bërë ta ndjeni stomakun shumë të lehtë dhe duke ju dhënë një gjumë më të rehatshëm.

11. Vezët: Të pasura me proteina dhe të varfëra me yndyrna, janë përfekte për t’ju mbajtur me energji gjatë një dite të nxehtë agjerimi.

12. Frutat e thata : arrat, lajthitë, bajamet etj, janë burime të mëdha të proteinave dhe nutrientëve por ata janë gjithashtu pasura me kalori, kështu që konsumojini në cdo iftar dhe syfyr.

13. Kosi: kosi redukton etjen. Shtoni fruta në kos pasi ato janë të mbushura me ujë dhe ju ndihmojnë ta mbani trupin të hidratuar gjatë ditës tjetër.

14. Qumështi ashtu si kosi ndihmon shumë në reduktimin e etjes, përveçse ju jep energji dhe forcë pasi përmban sasi të larta të kalciumit.

15. Trangujt: njihen si një ndër perimet që përmbajnë sasi më të lartë uji kështu që ndihmojnë mjaftë mirë në hidratimin dhe largimin e etjes gjatë agjerimit.

16. Shalqiri: Shalqinjtë janë kryesisht 92% ujë por gjithashtu ky fryt freskues është mjaftë i pasur me lëndë ushqyese si vitamina dhe likopene. Pra jo vetëm që ju mban mjaftueshëm të hidratuar por nutrientët që ai përmban ju japin energji për ditët në agjerim.

Gjatë agjerimit do t’ju këshillonim të shmangni:

– Ushimet me shumë sheqer
– Ushqimet më shumë kripë
– Pijet me kafeinë
– Ushqimet pikante
– Ushqimet e skuqura dhe me shumë yndyrë.

Përgatiti: Msc A. Dema/ Sekretet e Natyrës

Share Button