13 ushtarakë të vrarë dhe 48 të plagosur; bilanci i shpërthimit terrorist që kishte në objektiv ushtrinë turke

Shtabi i përgjithsëm i ushtrisë turke njoftoi se nga shpërthimi i sotëm në rajonin Kajseri në qendër të vendit janë vrarë 13 ushtarakë dhe janë plagosur 48 të tjerë.

Makina në të cilën ishte vendosur bomba shpërtheu pranë një autobuzi që po transportonte ushtarakët drejt familjeve të tyre për të kaluar fundjavën, siç bëri të ditur agjensia e lajmeve Anadoll.

Sipas komunikatës së kesaj agjensie, të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, menjëherë pas sulmit, i cili dyshohet të ketë dëmtuar edhe qytetarë civilë në zonën ku ndodhi shpërthimi. Bilanci tragjik i sulmit me makinë bombë nuk bën dallim nga sulmet e mëparshme terroriste me te cilat po përballet Turqia muajt e fundit.

Share Button