13 ushqimet më të këqija për njerëzit me diabet: Ja me çfarë ti zëvendësoni

Nëse keni diabet, të kujdeseni për atë çka hani është një nga gjërat më të rëndësishme që ju mund të bëni për të qëndruar të shëndetshëm.

Njerëzit me diabet duhet të shmangin me patjetër gjërat e ëmbla, thotë Gerald Bernstein, drejtor i Institutit të Diabetit në qendrën mjekësore të Nju Jorkut. Ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer janë të rrezikshme për diabetikët sepse trupi i përthith këto sheqerna menjëherë. Por të gjitha llojet e karbohidrateve duhet të vëzhgohen, dhe sidomos ushqimet me shumë yndyrë. Njerëzit që vuajnë nga diabeti kanë rrezik më të madh të preken nga sëmundjet e zemrës.

1- Orizi i bardhë

Sa më shumë oriz të bardhë të hani aq më shumë keni rrezik të vuani nga diabeti i tipit 2. Në një studim të më shumë se 350 mijë njerëzve, ata që konsumonin më shumë oriz të bardhë kishin 11% më shumë gjasa të vuanin nga diabeti i tipit 2. Çdo ushqim i skuqur, i përpunuar apo i bërë me miell duhet të shmanget.

Në vend të orizit të bardhë: Përdorni oriz kaf. Orizi kafe hyn tek drithërat të cilat nuk rrisin nivelit e sheqerit në gjak falë fibrave, që ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së glukozës në gjak.

2- Kafet e përziera

Kafet e përziera të cilat bëhen me sheqerna, kremra apo shtojca të tjera mund të përmbajnë më shumë kalori dhe yndyrë, duke i bërë ato një zgjedhje jo të dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Në vend të kafeve të përziera: Porositni kafe të thjeshta, dhe jo versione të ndryshme të tyre. Porositni kafe nga ato që përmbajnë 60-120 kalori, që rrjedhimisht kanë më pak sheqer.

3- Bananet dhe pjeprat

Të gjithë frutat e freskëta të pasura me vitamina e fibër, janë të shëndetshme për shumicën e njerëzve. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për ata që vuajnë nga diabeti, sepse disa fruta përmbajnë më shumë sheqer. Bananet, pjeprat apo dhe fruta të tjera si pjeshka e nektarina kanë sasi të larta sheqeri.

Në vend të tyre: Konsumoni boronicë, manaferrat dhe lloje të tjera frutash që kanë sasi të pakta sheqeri në përbërjen e tyre. Duhet të gjeni frutat që janë të përshtatshme për ju. Këshillohet t’i kombinoni fruta me gjalpë kikiriku.

4- Ushqimi kinez

Me kalori të shumta, yndyrë, kripë dhe karbohidrate të tepërta, ushqimet kineze mund të rrisin sasinë e sheqerit në gjak. Më të këqija për organizmin e atyre që vuajnë nga diabeti janë salcat e ëmbla që këto pjata përmbajnë.

Në vend të saj: Përgatisni vetë një recetë në shtëpi duke përdorur perime e zarzavate me pak kripë. Duke ulur sasinë e kripës do të bëni të mundur që të ulur presioni i gjakut dhe rrjedhimisht reduktohen rreziqet e atakeve në zemër.

5- Ëmbëlsirat e mëngjesit

Shmangni petullat apo ëmbëlsirat e pjekura nëse doni që të mbani nivelit e sheqerit në gjak nën kontroll. Ato bëhen nga miell i bardhë i përpunuar dhe përmbajnë shumë yndyrë e karbohidrate.

Në vend të tyre: Provoni të konsumoni një vakt të bollshëm me drithëra. Gjithashtu mund t’i kombinoni me gjalpë kikiriku. Ato janë më pak të proceduara dhe përmbajnë më pak yndyrë.

6- Pure frutash

Pureja e frutave në dukje është një diçka freskuese e shëndetshme, por për diabetikët është një katastrofë. Një gotë e madhe me pure frutash përmban më shumë se 510 kalori dhe 92 gram karbohidrate. Ato janë një burim i tmerrshëm sheqernash.

Në vend të saj: Bëjeni vetë purenë e frutave, kështu që jeni në kontroll të asaj që konsumoni. Përfshini perime si spinaqi, lakra apo ushqime me pak sheqer si molla jeshile e manaferrat.

7- Miks frutash pylli

Miks i frutave të pyllit të blera nëpër dyqane, si arrat, frutat e thata, bajamet etj. nuk përbëjnë një kombinim të mirë ushqimi për diabetikët. Vetëm arrat janë një ushqim i shëndetshëm për ta, sigurisht edhe ato nëse konsumohen në mënyrë të moderuar.

Në vend të tyre: Bëni vetë një miks me fara luledielli, arra, kikirikë e bajame por në sasi të vogla që mos të konsumoni shumë kalori. Nëse hani arra me masë, mund të reduktoni rritjen e sheqerit në gjak.

8- Drithëra të rafinuara

Ëmbëlsirat që i hani në mëngjes mund të rrisin sasinë e sheqerit në gjak. Por reagimet nda ngrënies së drithërave në masë ndryshojnë nga njëri person te tjetri. Madje edhe bollguri është një zgjedhje e mirë, por nëse ai është shumë i ëmbël atëherë përbën problem për diabetikët.

Në vend të tyre: Zgjidhni një mëngjes me drithëra që përmbajnë shumë proteina. Hani një vezë molet me perime dhe një copë të vogël buke me pak karbohidrate. Kolesteroli ndikon në përkeqësimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Dhe prandaj e bardha e vezës është një opsion i mirë e i shëndetshëm.

9- Lëngu i frutave

Një gotë me lëng portokalli për mëngjes, përmban gjithashtu shumë kalori të cilat nuk janë të shëndetshme për personat që vuajnë nga diabeti.

Në vend të tyre: Konsumoni një copë fruti dhe shmangni lëngjet. Sheqeri që ndodhet tek frutat, nuk janë aq të dëmshme sa sheqernat tek lëngu i frutave. Kjo e mban nivelit e sheqerit në gjak më të kontrolluar.

10- Çokollatat energjike

Çokollatat energjike që përdoren për sportistët janë të nevojshme herë pas here, por duhet të lexoni etiketat e tyre. Ato mund të duken si një zgjedhje e shpejtë e shëndetshme, por shumë prej tyre përmbajnë sasi të mëdha sheqeri dhe karbohidratesh.

Në vend të tyre: Merrni këshillën e një eksperti dietash, i cili do t’ju porosisë se cilat janë dietat e përshtatshme për ju në varësi të gjendjes shëndetësore. Zëvendësojini çokollatat energjike, me arra e bajame.

11- Makaronat Alfredo

Salca Alfredo është e bërë nga djathi, një lloj kremi dhe shumë gjalpë. Një pjatë me makarona Alfredo përmban deri në 1 mijë kalori, 75 gram yndyrë dhe afro 100 gram karbohidrate. Mielli i bardhë nga i cili bëhen makaronat apo qoftë edhe salca Alfredo rrit sasinë e sheqerit në gjak.

Në vend të tyre: Përdorni makarona me përmbajtje gruri dhe salcë domateje.

12- Patatet e skuqura

Një ekspert ushqimesh i quan patatet e skuqura, si sfungjere të vogla karbohidratesh të mbushura me yndyrë. Në 25 gram yndyrë, ndodhen 500 gram kalori dhe 63 gram karbohidrate. Shoqata Amerikane e Diabetikëve thekson se ushqime si patatet, misri apo bizelet janë një burim i pasur vitaminash, mineralesh dhe fibrash, por duhen shmangur ato që janë të pasura me yndyrë.

Në vend të tyre: Patatet e skuqura janë ushqimi më i përdorur nëpër fastfood-e, por shumica e restoranteve të mira i zëvendësojnë ato me fruta të freskëta e sallatë.

13- Mishi me yndyrë

Njerëzit me diabet rrezikohen më shumë nga sëmundjet e zemrës. Edhe pse mishi është i pasur me proteinë dhe nuk përmban karbohidrate, disa burime proteinash janë më të mira se sa disa të tjera. Përpiquni të shmangni mishin me shumë yndyrë.

Në vend të tij: Konsumoni ushqime të tjera proteinike me bazë bimore si bizelet, fasulet, soja. Shtoni prodhimet e detit si dhe peshkun në listën ushqimore, pasi ato përmbajnë më shumë yndyrna të shëndetshme për zemrën.

Share Button