12 ushqimet më të mira për mamat e reja

Si një nënë e re, një nga gjërat më të mira që mund të bëni për veten dhe për bebin është të ushqeheni shëndetshëm.
Edhe nëse jeni në nxitim e sipër për të ulur kilogramet e marra gjatë shtatzanisë, të ngrënit rregullisht ushqime që ju japin energji do t’ju ofrojë mundësinë të jeni një mama e mirë dhe të perballoni denjësisht kërkesat e vështira të një foshnjeje të porsalindur. Kjo për arsye se duke u ushqyer me ushqime të pasura me nutriente dhe kalori do tju japë atë energji që nevojitet pas lindjes.
Për nënat që ushqejnë foshnjet me gji është e rëndesishme të dinnë se cilësia e qumështit të gjirit të tyre do të qëndroje pak a shumë e njëjte cfarëdo që të hanë. Kjo për arsye se nëse ju nuk ushqeheni ashtu si duhet, trupi juaj do të ofrojë rezervat e tij për të disponuar nutrientet e nevojitura për të prodhuar qumështin. Prandaj, për të siguruar mireëqenien tuaj, më e mira që mund të bëni është të siguroheni që jeni duke marrë të gjithë elementët ushqyes të nevojshëm për fëmijën tuaj duke praktikuar një dietë të larmishme. Nëse ju siguroni marrjen e këtyre 12 ushqimeve, trupi juaj dhe foshnja juaj do t’ju falenderojnë.

1. Peshk i kaltër si skubri ose sardele ose salmon

Nuk ekziston ushqimi perfekt. Por salmoni dhe sardelet i afrohen shumë një ushqimi mrekullibërës për nënat e reja. Acidet lyrore në keto peshq janë kritike për zhvillimin e sistemit nervor të foshnjes suaj. Eshtë provuar se nënat që konsumojnë salmon dhe sardele kanë nivel më të lartë të ketyre acideve në qumështin e tyre.
Këto yndyrna të sardeleve dhe salmonit mund të ndihmojne edhe humorin tuaj duke parandaluar depresionin e pas-lindjes.
Sasia e rekomanduar është rreth 350gr në javë.

2. Bulmet me pak yndyrë

Sido qoftë preferenca juaj, qumësht, kos apo djathë, bulmeti është një pjesë shumë e rëndësishme e periudhës së gjidhënies. Përvec proteinave, vitaminave B dhe D, bulmeti është burimi më i mire i kalciumit. Gjatë ushqyerjes me gji, qumështi juaj pasurohet me Kalcium për të mbështetur ndërtimin e kockave të foshnjës kështu që është e rëndësishme të ushqeheni me sasi të mjaftueshme kalciumi për të arritur nevojat ditore.
Duke përfshire 3 porcione bulmet në ditë mund ta përmbushni këtë objektiv.

3. Mish vici pa dhjam

Kur nevojiteni energji si nënë e re, kërkoni ushqime të pasura me hekur, sic është mishi i vicit. Mangësia e hekurit mund të reflektohet me debulesë dhe mungesë fuqie, duke jua bërë të vështirë “punën” me beben e sapolindur.
Gjithashtu, gjatë laktacionit, nevojat tuaja për proteina dhe vitamine B-12 rriten ndjeshëm. Mishi i vicit i përmban kënaqshem këto dy nutriente.
Mjaftojne 150 gr mish vici në javë per 3-4 muajt e parë.

4. Fasulet

Fasulet, sidomos ato me ngjyrë të errët (të kuqe, te zeza), janë zgjedhje shumë e mirë për periudhen e ushqyerjes me gji, sidomos per nenat qe kane prirje vegjetariane. Pervec hekurit, përmbajne edhe sasi te kenaqshme proteinash.
Konsumoni 2 here ne jave fasule te bardha dhe 2 here nga pak fasule te kuqe ose te zeza.

5. Boronicat, manaferrat, kumbullat vishnje, frutat e pyllit

Nenat qe ushqejne femijen me gji duhet te sigurojne marrjen e dy – 4 racione frutash ne dite. Boronicat, thanat, sheget apo manaferrat jane fruta te pasura ne antioksidante dhe ju ndihmojne te arrini kollaj nevojat ditore ne keto mikro-elemente teper te cmuar. Gjithashtu permbajne minerale, vitamina dhe sheqer per t’ju dhene energji.
Rreth 150gr fruta pylli ne dite do ishte kenaqshem.

6. Orizi kaf

Pas lindjes, gratë përpiqen të ulin në mënyrë drastike konsumin e karbohidrateve me qëllim të rrëzojnë peshë. Rënia e menjehershme në peshë mund të ketë pasojë uljen e prodhimit të qumështit të gjirit dhe mund të shkaktojë debulesë dhe lodhje. Eshtë mirë që të konsumoni karbohidrate komplekse – të pasur në fibra bimore si orizi integral për të siguruar energjinë e mjaftueshme për të prodhuar qumështin me cilësor të mundshëm për foshnjën.
Përdorni 1-2 herë në javë orizin kaf ose të egër.

7. Portokallet

Portokallet janë një burim shumë i shëndetshëm energjie për nënën. Gratë që ushqejnë me gji foshnjën kanë më shumë nevojë për vitaminë C se sa gratë shtatzanë, për këtë arsye portokallet dhe agrumet në pergjithësi janë zgjedhje e shkëlqyer. Edhe lëngu i shtrydhur i portokalleve është një zgjidhje e kënaqshme pasi vitamina C është më e përqëndruar.
1 portokall ose mandarine ose qitro në ditë është e nevojshme.

8. Vezët

E verdha e vezës është një nga burimet e pakta të vitaminës D – një vitaminë esenciale për të mbajtur kockat tuaja të forta dhe për të siguruar zhvillim të mirë të kockave të bebit. Përvec kësaj, vezët janë një burim i mire proteinash me vleren më të lartë biologjike. Vezët mund ti përdorni në formë omeletë me zarzavate, të ziera nëpër sallata apo në supa të ndryshme.
Kur ju jepet mundësia për vezë fshati të mira mund të konsumoni cdo ditë nga një.

9. Buke e zezë

Acidi folik është shumë i rëndesishem javët e para të shtatzanisë dhe muajt e parë pas lindjes për të pasur nivele optimale në qumështin e gjirit. Kjo vitaminë është tepër kyce për foshnjën për të siguruar një shëndet të mirë. Gjithashtu është kritike për mirëqenien tuaj. Buka e zezë dhe drithrat e plota përmbajnë gjithashtu edhe fibra dhe hekur.

10. Zarzavatet jeshile

Lista e benefiteve nga konsumi i zarzavateve si spinaqi, brokoli lakrat e egra, eshte shume e gjate. Ato jane plot me vitamine A e cila eshte shume e rendesishme te merret nga foshnja nepermjet qumeshtit te gjirit. Këto zarzavate janë një burim i mirë edhe i kalciumit. Këto ushqime janë të pasura në elemente mbrojtës për zemrën nderkohë që kanë shumë pak kalori.
Mos të kaloj dita pa një racion të bollshëm gjethe jeshile!

11. Drithrat e plota

Pas një natë të lodhshme një mëngjes me drithra me fibra është një zgjedhje e shkëlqyer. Unë rekomandoj qumështin e ngrohtë me 2-3 luge tërshërë dhe 1 lugë boronica të thara për të filluar ditën fuqishëm.
Zëvendësoni të paktën gjysmën e drithrave me ato të plotat.

12. Uji

Dehidratimi është shpesh i pranishem dhe mjaft i dëmshëm për nënën me gji. Eshtë e nevojshme të hidratoheni me së miri për të pasur energji dhe qumësht mjaftueshëm gjatë ditës. Mund të përmbushni nevojat në lëngje edhe nëpërmjet qumështit dhe lëngjëve të frutave të freskët, por bëni kujdes kur vjen fjala per pije me kafeine si kafja dhe caji. Mos konsumoni me shume se 2-3 filxhane kafe ose zgjidheni kafen pa kafeine. Kjo për arsye se kafeina deperton ne qumeshtin tuaj dhe mund te shkaktoje irritim dhe crregullim te gjumit te bebit. Perkundrazi, caji i kamomilit dhe finokut qe konsumohet nga nena mund te depertoje me efektet qetesuese edhe në qumësht duke dhënë rezultate te bebet.
Minimalisht nevojiten 2L ujë në ditë për një nënë që ushqen fëmijën me gji. Blerina Diet

Share Button