12 mënyra për të mbrojtur fëmijën nga stresi

Studiuesit besojnë se rreziku më i madh për shumicën e fëmijëve është stresi i mënyrës si jetojmë. Stresi ka një ndikim biologjik tek njeriu dhe shkakton ndryshime fizike, emocionale dhe mendore. Stresi i bën njerëzit më të dobët ndaj rreziqeve si ankthi, depresioni, obeziteti dhe abuzimi me substanca.

Këtu janë 12 mënyra për të ulur stresin në familje

1. Ulni ritmin
Nëse doni që fëmijët tuaj të sillen më mirë duhet të ulni ritmin dhe mos vraponi nga një gjë tek një tjetër. Fëmija juaj do të ndjekë sjelljen tuaj .

2. Rezistojini impulsit për të mbushur me orare fëmijën
Fëmijët duhet të mësojnë të qëndrojnë me veten pa pritur që t’i argëtojmë në çdo moment. Ata duhet të mësojnë të strukturojnë vetë kohën e tyre pa parë nga prindërit apo tabelat e orareve.

3. Mësojuni aftësi të reduktimit të stresit
Sporti dhe daljet në natyrë janë dy aktivitete bazë që reduktojnë ndjeshëm stresin, ndaj mundohuni tua edukoni ato fëmijëve.

4. Dëgjoni dhe qeshni
Nëse e shikoni rutinën familjare shumë të ngjeshur me aktivitete dhe nuk po flisni apo qeshni sa duhet, mundohuni të krijoni hapësira për këto dhe bëjini rutinë pasi ato ndihmojnë në çlirimin e shqetësimeve dhe stresit të ditës.

5. Inkurajoni pasionet e fëmijës pa ushtruar presion
Inkurajimi i pasioneve dhe aftësive krijuese të fëmijës sjell gëzim në jetën e tyre, por mos e shtyni fëmijën të ketë fitore nëpërmjet pasionit të tij pasi do ia ktheni në stres burimin e tij të kënaqësisë.

6. Zgjidhni shkolla që minimizojnë detyrat e shtëpisë dhe konkurencën dhe rritin të nxënurin socio-emocional.
Fëmijët mësojnë më mirë kur “e gjithë qënësia” e tyre vlerësohet dhe inkurajohet. Nëse zgjidhni një shkollë ku fëmija juaj ka hapësirë për kohë të lirë, eksplorimtë vetvetes dhe ndjekje të pasioneve të veta, ju keni siguruar uljen e stresit të tyre dhe rritjen e të nxënurit.

7.Zgjidhni aktivitete familjare në përputhshmëri me moshën dhe që forcojnë marrëdhënjet.
Shpesh , prindërit harrojnë çfarë e ushqen shpirtin e fëmijës dhe zgjedhin aktivitete që janë më të kollajta si për shembull shikimi i një një filmi, sesa aktivitete që e pasurojnë dhe e qetësojnë fëmijën si dalja në natyrë, ngjitje në mal, vizitë në muzeum apo shëtitje me bicikletë.

8. Kufizoni kohën me ekranet dhe median
Studimet tregojnë se të gjitha llojet e monitoreve rritin stresin. Televizori u mëson fëmijëve se gjëja më e rëndësishme në jetë janë lekët, pamja e jashtme dhe fama duke ushtruar kështu presion dhe duke rritur stresin. Studimet tregojnë se televizori ul kreativitetin, ul vetëbesimin dhe rrit agresionin.

9. Kujdes përdorimin e telefonave
Nëse fëmija juaj e ka një telefon, sigurohuni që ta përdorë sa më pak brenda shtëpisë.

10. Mbroni gjumin
Shumica e fëmijëve nuk flenë mjaftueshëm. Nëse fëmija juaj mezi zgjohet në mëngjes, mundohuni ta vendosni në shtrat më herët duke e tërhequr orarin çdo natë 15 minuta më herët derisa të arrini orarin e duhur.

11. Kontrolloni qëndrimin tuaj
Nëse vërtiteni gjithë ditën e stresuar, duke u ankuar sa e lodhur dhe sa e ngarkuar jeni, çfarë modeli po i jepni fëmijës suaj? Që nëse nuk lodhet dhe ankohet si ti nuk është mjaftueshëm i zoti? Stresi nuk është i pashmangshëm, është zgjedhje!

12. Qëndroni të lidhur
Shumica e prindërve e marrin të mirëqënë se fëmijët duan të rrinë me fëmijët, por sipas një studimi, ata kërkuan më shumë kohë me prindërit sesa me fëmijët e tjerë. Në fakt, faktori më i rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijës suaj nga stresi është ëmbëlsia që gjeni tek ai dhe afrimiteti që ofroni.

Share Button