10 destinacionet më interesante për vitin 2016

Në konkurencën e madhe të vendeve ekzotike, vendeve të pasura me kulturë dhe atraksione tjera turistike ne i ndamë 10 vendet më të përshtatshme që duhet ti vizitoni në vitin 2016.

Kuba
Duke marrë parasysh se kjo oazë e paqës është duke u hapur politikisht, me çka edhe është duke ndryshuar dhe zhvilluar, Kuba sivjet është një nga destinacionet që duhet t`i vizitoni. Vetura të viteve 50`, aroma e rumit vendor, ndërtesa të vjetra dhe të mëdha, muzika salsa, të gjitha këto ju garantojnë një atmosferë të veçantë dhe gazmore.

Brazil
Pasiqë u treguan nikoqirë të denjë në botërorin e futbollit në vitin 2014, Brazili do të jetë sërish nikoqir i shumë sportistëve pjesëmarrës të Lojërave Olimpike. Ky vend i madh është i pasur me bukuri natyrore dhe paraqet një parajsë për eksploruesit e ndryshëm si dhe për personat me shpirt avanturist. Në këtë vend do të mund të vizitoni qytete të mëdha deh energjike sikurse Sao Paolo, Rio de Zhaneiro, të vizitoni qytetin Manaus në pyjet e Amazonit, apo të drejtoheni në plazhet e bukura të Salvador dhe Parati.

Shri Lanka
Pas përfundimit të luftës civile që zgjati me dhjetëra vite, Shri Lanka është duke u bërë e popullarizuar falë hoteleve të shumta që tërheqin turistë nga shumë vende. Vitin e kaluar destinacioni më i vizituar ka qenë hoteli Tri i cili gjendet në bregun e liqenit Koggala, hoteli gjendet në një ishull dhe rreth tij ka plot plazhe, tempuj dhe plantazhe çaji.

Vietnam
Vijetnami mund të lavdërohet me pushimoret e shumta luksoze të cilat janë ideale për ikje nga qytetet. Është i rrethuar me bukuri natyrore dhe ka dy plazhe spektakulare, Anantara dhe Aman, të cilat paraqesin një vend ideal për tu relaksuar.

Zimbabve
Edhe pse shumë vite me rradhë ka qenë e anashkaluar, ky destinacion turistik përsëri është në qendër të vëmendjes, pjesërisht për shkak të ujëvarës Viktoria dhe aeroportit të hapur vitin e kaluar i cili mundësoi që ky vend më lehtë të vizitohet. Përveç atraksioneve fantastike Zimbabve mund të krenohet edhe me kampin Wilderness Safari që ndodhet në kampin nacional Hëange, e që vizitorëve u ofron përjetim të vërtetë të safarit.

Puglia, Itali
Ky destinacion ka qenë në fokus verën e kaluar dhe pritet që popullaritetin ta ruajë edhe këtë vit. Arsyeja janë kushtet ideale: ngrohtësia, qytetet barok, arkitektura e formës konike dhe shija e mrekullueshme e kuzhinës mesdhetare. Qyteti Leçe është parajsa e vërtetë për dashamirët e ushqimit pasiqë këtu mund të shijojnë specialitetet e ndryshme.

Japonia
Japonia është definitivisht një destinacion që duhet vizituar edhepse ka një reputacion si një vend i shtrenjtë për turistët. Këtë vit Kjoto mund të jetë përzgjedhje e mirë për tu njoftuar së afërmi me këtë kulturë të madhërishme.

Kostarika
Ky vend tropikal është një destinacion shumë i popullarizuar turistik për shkak të natyrës, plazheve të vjetra, pejsazheve të bukura dhe vëshgimit të zogjve të lumenjve. Kostarika definitivisht është një atraksion ideal për avanturë dhe eksplorim, si dhe për pushim familjar.

Peru
Peru mban fshehtësitë e Amazonit dhe Andeve, të cilat paraqesin atraksionin kryesor të këtij vendi. Gejtjet arkeologjike që përfshijnë edhe observatorin antik Maçu Piçu nuk përfundojnë vetëm këtu, në veri të vendit mund të shihni mbetje edhe të shumë perandorive tjera.

Iran
Ky vend i çuditshëm posedon shumë pasuri arkitektonike të kulturës perse sikurse muzeje, pallate dhe kështjella si dhe tempuj fetarë. Për dashamirët e natyrës ju këshillojmë të vizitoni fshatin Garmeh i cili është i rrethuar me palma dhe ju mundëson të kënaqeni në qetësinë e thellë të shkretëtirës. Nëse jeni dashamirë të zhytjeve, është mirë të vizitoni ishullin Kish në të cilin mund të zhvilloni aktivitete të tilla.

Share Button