1 vit nga atentati në maratonën e Bostonit

Bostoni shënon sot 1-vjetorin e sulmeve në maratonën e qytetit, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën mbi 260 të tjerë.

Zv/presidenti amerikan Joe Biden dhe guvernatori i Masaçusetsit, Deval Patrick do të bëjnë homazhe rreth mesditës, me orën lokale, ndërsa më vonë do të mbahet një ceremoni me ngritjen e flamurit dhe një minutë heshtje.

Në ceremoninë e sotme do të jenë të pranishëm të afërm të viktimave, si dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës, agjencive qeveritare dhe organizatave civile.

Ndërkaq këtë vit maratona e Bostonit do të mbahet më 21 prill dhe autoritetet kanë njoftuar banorët dhe vizitorët për një prani më të madhe të forcave të policisë përgjatë gjithë javës, derisa të mbahet ngjarja.

 

 

Share Button