1 muaj nga zhdukja e avionit malajzian

Ekipet e kërkimit të avionit të zhdukur malajzian kanë dështuar të zhvendosin tingujt e dëgjuar thellë në Oqeanin Indian, për të cilët zyrtarët kanë thënë se janë në përputhje me zërat e kutisë së zezë të një aeroplani.

Zhurmat janë identifikuar dy ditë më parë nga pajisjet e anijes australiane Ocean Shield.

Anija australiane “Ocean Shield” ka përdorur një lokalizues të posaçëm për sinjalet e kutive të zeza dhe gjatë fundjavës i ka kapur ato në dy raste të veçanta.

Por shefi i operacioneve ajrore, Angus Huston, që drejton agjencinë që po kryen kërkimet për avionin, deklaroi se që atëherë anija “Ocean Shield” nuk ka pasur kontakte të tjera me sinjalet e kutive.

Ndërkaq sot është bërë një muaj që kur aeroplani i kompanisë Malaysia Airlines është zhdukur me 239 njerëz në bord.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Kuala Lampuri për në Pekin.

Share Button