Tiranë, fillon protesta e opozitës

Ka filluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë protesta e partive opozitare, me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë aktuale dhe krijimin e qeverisë teknike për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbështetësit e opozitës të ardhur pothuajse nga të gjithë qytetet e vendit janë mbledhur për të protestuar përpara selisë së Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Në protestë pritet të mbajë një fjalim kryetari i opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Policia ka marrë disa masë shtesë për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë dhe pas zhvillimit të protestës, duke angazhuar mijëra forca policore.

Kujtojmë se partitë opozitare në Shqipëri kanë refuzuar regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe kërkojnë krijimin e një qeveri teknike dhe që prej datës 18 shkurt të këtij viti.

Partia Demokratike e Shqipërisë, e mbështetur dhe nga partitë e tjera opozitare proteston në çadrën e vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytetin e Shqipërisë.

Share Button