​Pse duhet pasur kujdes me uthullën e mollës?

Dhimbjet në fyt janë shpesh “fotografi” e vjeshtës. Por, secili që pi çdo mëngjes ujë me uthull molle, këtë problem mund ta zgjidhë brenda momentit. Dhe jo vetëm këtë.
Kjo pije rekomandohet në rast të ngadalësimit të metabolizmit, ngritjes së tensionit të gjakut ose qarkullimit të dobët.

Uthulla e mollës është e pasur me kalium dhe është e mirë për muskujt dhe nervat, zvogëlon kokëdhimbjen dhe është e shkëlqyeshme edhe për punën e zemrës.

Por, mos harroni edhe një gjë të rëndësishme – duhet pasur kujdes me këtë eliksir. Nëse e përdorni çdo ditë, atëherë mund të rrezikoni dhëmbët.

Ekspertët këshillojnë që pasi të pini uthullën e mollës, të pastroni menjëherë dhëmbët, pasi ashtu do të ruani smaltin dhe buzëqeshjen e bukur. /KosovaPress/

Share Button